XHUDO
Dy të bronzta për Kosovën në Europianin U18
1 July, 2017 @17:20
Xhudistët e KXH Ippon nga Peja vazhdojnë të tregojnë suksese në arenën ndërkombëtare.
Sot, dy xhudistë të këtij klubi të drejtuar nga Driton Kuka, kanë arritur të stolisen me medalje të bronztë në Kampionatin Europian për kadetë.
Laura Fazliu (-63 kg.) dhe Shpat Zeka (-90 kg.) kanë marrë të bronztat për Kosovën në kategoritë e tyre përkatëse në konkurrencë të femrave dhe meshkujve, përkatësisht.
Europiani U18 i xhudos po mbahet në Kaunas të Lituanisë.