TENIS
Prishtina Open 2017, caktohen datat e turneut
Teksti: Tennis Prishtina
29 June, 2017 @10:56
Prej datës 7-15 Korrik 2017, në terrenet e KT Prishtina do të mbahet edicioni i 25-të me radhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open.
Prishtina Open si zakonisht mbahet në shumë kategori kurse edhe këtë vit do të zhvillohet në këto kategori:
1. Seniorët M/F
2. Red Orange Green M/F
3. Juniorët U-12, U-14, U- 18 M/F
4. Veteranët 40+ dhe 55+
Të premtën më 7 korrik do të zhvillohet kategoria “Red” duke filluar në orën 09:30.
Të shtunën me 8 korrik do të mbahet kategoria Orange dhe Green
Të dielën më 9 korrik do të fillon kategoria e Juniorëve U-12 dhe U-14 (femra dhe meshkuj)
Të hënën do të mbahet kategoria e Juniorëve U-18 dhe Veteranëve.
Javën e dytë do të mbahen të gjitha kategoritë tjera.
Turneu do të perfundojë të shtunën më 15 Korrik me finalen e seniorëve. Gjatë kësaj dite do të bëhet edhe ceremonia përmbyllëse ku fituesit do të shpërblehen me kupa, medalje dhe diploma.
Për më tepër informata përcjellni faqen e ‘Tennis Prishtina’ në Facebook.