HENDBOLL
Medalje e bronztë për Kosovën!
18 June, 2017 @20:37
Pas humbjes në gjysmëfinale nga Ishujt Faroe, Kosova e fitoi takimin për vendin e tretë ndaj skuadrës së Qipros, për ta mbyllur kështu me medalje të bronztë Kampionatin Botëror të Vendeve në Zhvillim.
Kosova zhvilloi një takim mjaft të mirë sonte, të cilin e mbylli me epërsi të konsiderueshme 32:25, derisa lojtari më i mirë i Kosovës ishte Kastriot Jupa.
Duhet përmendur që Kosova kishte përfunduar gjthashtu e treta në po të njëjtën garë dy vite më parë, garë e cila atë vit u mbajt në Kosovë.
Arritja e vendit të tretë në këtë garë bën që Kosova ta sigurojë fazën e dytë të kampionatit evropian EURO2020.