ROLAND GARROS
20-vjeçarja Ostapenko fiton Roland Garrosin
10 June, 2017 @17:35
Një super befasi ka ndodhur në Roland Garros sa i përket kategorisë së femrave.
Letonezja 20-vjeçare, Jelena Ostapenko, i ka befasuar të gjithë duke e fituar Roland Garrosin në debutimin e saj në këtë turne. Ostapenko, e cila deri sot ishte shumë pak e njohur nga bota e tenisit, sot e mposhti në finale teniseren rumune Simona Halep, për të kaluar kështu nga vendi i 47 i renditjes botërore në vendin e 12. Gjithashtu, kjo është hera e parë që një garues i tenisit nga Letonia e fiton një Grand Slam.
Ostapenko ishte në disavantazh 1-0 pas setit të parë (4-6), mirëpo nuk u dorëzua dhe i fitoi 2 setet e fundit, për të shkaktuar kështu befasi të dorës së parë.
Në anën tjetër, Halep në rast të fitores do të kalonte në vendin e parë të renditjes së përgjithshme, mirëpo kjo nuk ndodhi dhe Halep u detyrua të kënaqej me kalim në vendin e dytë, pasi që deri sot e mbante të katërtin.