Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPORTE TË REJA

Kosova me bejzboll e softboll

Foto: KOK

Kosova me bejzboll e softboll


Teksti: KOK

6 June, 2017 @13:57

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, dhe nën vëzhgimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sportit, sportit tonë edhe zyrtarisht i është shtuar edhe një federatë.

Është Federata e Bejzbollit dhe Softbollit e Kosovës (FBSK), e cila të hënën zgjodhi organet drejtuese të saj, në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të mbajtur në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.

Fillimisht u miratua statuti, i cili siç u tha është bërë në bazë të statuteve të Federatave tjera ndërkombëtare. Më pas me shumicë votash, një abstenim dhe asnjë kundër, Taulant Devolli i klubit Mustangët e Pejës, u zgjodh kryetar i ri. Për sekretar, kuvendarët zgjodhën Pal Balën, me një abstenim dhe asnjë votë kundër.

Pas disa propozimesh, u vendos që Bordi të formohet në përbërje prej shtatë anëtarësh. Të pranishëm në Kuvend ishin edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, dhe Fatlum Grajçevci nga DS i MKRS-së. Hasani uroi kuvendarët për formimin e federatës, derisa i ndihmoi dhe këshilloi për mbarëvajtjen e Kuvendit, me ç‘rast drejtuesit i FBSK-së u shprehën mirënjohës.

Bejzbolli dhe softbolli është sport olimpik, derisa në fillim synimet e federatës janë anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Bejzbollit dhe Softbollit, ndërtimi i fushave për zhvillimin e aktiviteteve, formimi i Përfaqësueses etj.

Momentalisht në Kosovë operojnë pesë klube të bejzbollit, derisa një tjetër është në formim, kurse FBSK synon që brenda dy vitesh këtë numër ta ngrit në 12 sosh. Formimin dhe zhvilimin e bejzbollit dhe softbollit në Kosovë, po e ndihmon edhe ish-bejzbollisti amerikan, Michael Johnson, i cili para Kuvendit zhvilloi një takim me kreun e KOK-ut, Besim Hasani.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera