ROLAND GARROS
Djokovic në pension të përkohshëm?
7 June, 2017 @15:10
Forma aspak e mirë muajve të fundit dhe eliminimi i sotëm nga çerekfinalja e Roland Garros siç duket kanë shkaktuar panikë te serbi Novak Djokovic.
Në intervistën e dhënë pas eliminimit sot, Djokovic dha shenja për një pensionim të përkohshëm nga tenisi.
“Në kokën time po mendoj për shumë gjëra, sidomos muajve të fundit. Dua të sigurohem që po e marr vendimin e duhur pasi që kam shumë përgjegjësi, mirëpo nuk e përjashtoj mundësinë e pensionimit të përkohshëm, pra të bëj pushim nga tenisi për pak kohë. Nuk është vendim i lehtë. Do të shoh si ndihem pas Roland Garrosit dhe pastaj do ta publikoj vendimin.” - ishin fjalët e teniserit numër 2 në botë momentalisht, i cili të hënën e ardhshme do të kalojë në vendin e tretë në ranglistën botërore për herë të parë që nga korriku i vitit 2011, pasi që eliminimi i hershëm nga Roland Garros ka bërë që ai të bie nga vendi i dytë.