Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROLAND GARROS

Thiem deklason Djokovicin, arrin gjysmëfinalen

Thiem deklason Djokovicin, arrin gjysmëfinalen


7 June, 2017 @14:52

Befasia e parë e fazës çerekfinale në Roland Garros është shkaktuar nga Dominic Thiem!

Teniseri austriak zhvilloi një paraqitje fenomenale ndaj serbit Novak Djokovic, kampionit në fuqi të turneut, dhe e mposhti 3-0 në sete, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Roland Garrosit.

Në anën tjetër, ky është zhgënjimi i radhës për Novak Djokovicin, i cili ka rënie të dukshme të formës muajve të fundit.

Në gjysmëfinale Thiem do të takohet me spanjollin Rafael Nadal, kurse çifti tjetër gjysmëfinal do të kuptohet pas çerekfinaleve Murray vs. Nishikori dhe Wawrinka vs. Cilic, duele të cilat zhvillohen sot me fillim nga ora 15:30.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis