ROLAND GARROS - GJYSMËFINALET
Përmbysje e Wawrinkas, mposhtet numri 1 i botës
9 June, 2017 @17:36
Me triumfin e zvicranit Stan Wawrinka është mbyllur gjysmëfinalja e parë e Roland Garrosit.
Zvicrani Wawrinka ishte në disavantazh 2-1 pas 3 seteve të para, mirëpo përmbysja e madhe ndodhi në 2 setet e fundit dhe Stan e mbylli përballjen me fitore 3-2 në sete.
Murray, që nuk po përngjan si numri 1 i botës me lojën që po e tregon, e ka vazhduar formën e tij aspak të mirë, ndërsa Stan, që e kishte fituar Roland Garrosin në vitin 2015, synon ta fitojë përsëri këtë garë. Në finalen e madhe Stan e pret fituesin e duelit Thiem vs. Nadal, duel i cili luhet gjithashtu sot.
Sa i përket Murrayt, deri në fund të vitit skocezi ka shumë pikë për të mbrojtur në turnetë që kanë mbetur duke filluar nga Wimbledoni, ndërsa nëse vazhdon me formë të tillë, shume lehtë mund ta humbë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të teniserëve.