ROLAND GARROS 2017
Për të dhjetën herë, Nadal
11 June, 2017 @17:31
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka shënuar fitore të lehtë duke luajtur furrishëm në finalen e Roland Garrosit sot.
Nadal fitoi 3-0 finalen ndaj Stan Wawrinkas nga Zvicra, duke e mposhtur 6-2, 6-3 dhe 6-1 në fund.
Ky është Grand Slami i 15 i Nadalit në total, ndërsa i pari që prej vitit 2014.
Me këtë, Nadal e ka kaluar legjendën Pete Sampras në listën e fituesve të Grand Slamit, ndërsa para tij është vetëm Roger Federer, që ka 18 Grand Slame të fituara.