Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FED CUP

Skandaloze: Moldavia s’lejon pjesëmarrjen e Kosovës

Skandaloze: Moldavia s’lejon pjesëmarrjen e Kosovës


Teksti: FTK

13 June, 2017 @10:14

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis për femra nuk do të marr pjesë në Fed Cup të këtij viti që mbahet në Moldavi në ditët në vijim. Pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës e ndaloi shteti i Moldavisë si organziator i Fed Cup të Grupit III të zonës së Europës dhe Afrikës.

Në arsyetimin e dhënë nga Federata e Tenisit të Moldavisë thuhet se përkundër përpjekjeve të mëdha të tyre si federatë nuk kanë arritur të i bindin zyrtarët qeveritarë moldavë të i japin viza hyrëse ekipit të Kosovës me arsyetim se shteti i Moldavisë nuk e ka pranuar Kosovën si shtet!

Me këtë është bërë shkelje flagrante e rregullorës së organizimit të garave nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF).  ITF si mbikqyrës i ngjarjes më të madhe ekipore të shteteve siç është Fed Cup, me restin e nënshkrimit të memorandumit me shtetin organizator që në këtë rast është Moldavia kërkon që të i lejohet pjesëmarrja të gjitha shteteve pa asnjë kushtëzim.

Moldavia nuk iu përmbajt kësaj rregulloreje duke i bërë padrejtësi të madhe përfaqësueses së Kosovës në tenis për femra. Përfaqësuesja e Kosovës ishte e përbërë nga teniste shumë të mira kosovare që karrierën e tyre në tenis e zhvillojnë në shtetet europiane.

Donika Bashota, Adrijana Lekaj dhe Lirigzona Murati së bashku me tenisten më të mirë nga Kosova, Blearta Ukëhaxhaj, nën udhëheqjen e trajnerit Arben Islami kishin dëshirë të madhe për të përfaqësuar Kosovën në Fed Cup. Kjo ëndërr e tyre fatëkeqësisht nuk iu realizua për shkak të veprimeve diskriminuese dhe ofenduese të një shteti si Moldavia.

Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë për herë të pare në Fed Cup që u mbajtë në Ulqin ku pati treguar rezultat shumë të mirë duke triumfuar në 2 takime kundër Islandës dhe Mozambikut.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis