TAEKWONDO
Kosova në Kampionatin Botëror
Teksti: FTK
29 June, 2017 @12:58
FTK po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Taekwondo-së për senior e cila po mbahet në Muju të Koresë Jugore nga data 24-30 Qershor.
Në këtë ngjarje të madhe të taekwondo-së paralelisht po zhvillohen shumë aktivitete të rëndësishme sportive.
Kosovën në këtë kampionat po e përfaqëson grupi prej 6 personash në krye me kryetarin dhe kryetrajnerin e reprezentacionit z. Nuhi Gashi, sekretarin gjeneral Enis Qafëleshi, trajnerin Rinor Koca dhe garuesit Butrint Ejupi, Besfort Berisha dhe Qendrim Sejfijaj.
Përveç garimit shumë cilësor, këtë organizim madhështor e përcollën edhe zgjedhjet e Unionit Evropian të Taekwondo-së (ETU) dhe Federatës Botërore të Taekwondo-së (WT) në të cilat Kosova mori pjesë me të drejtë vote.
Gjithashtu ekipi ynë ka zhvilluar edhe disa trajnime me profesionist të nivelit botëror, ka qenë pjesëmarrës në disa seminare të rëndësishme, ka pasur edhe takime me zyrtarë të shumtë të Federatave të ndryshme kombëtare dhe udhëheqësve të Federatës Botërore, nga të cilët ka pasur shumë komplimente për afirmimin e FTK-së në Federatën Botërore.
Garuesve tanë të cilët aktualisht po marrin pjesë për hërë të parë në një Kampionat botëror për Senior, ju dëshirojmë shumë suksese.
Vlenë të theksohet së FTK është përfituese e dy programeve të Federatës Botërore të Taekwondo-së:
- Programit për zhvillim (Development Program) me sponzorimin e 5 pjesemarrësve në këtë Kampionat.
- Programit për promovim (Taekwondo Promotion Foundation) e cila i ka dhuruar Kosovës rreth 90 palë veshje sportive.