PEJË
Ende presin Fisherin
3 December, 2013 @13:01
Basketbollisti i ri amerikan i Pejës, Charron Fisher, i cili u paralajmërua nga faqja e Balkan League së pari, nuk do të arrijë në mesjavë në Pejë, derisa zyrtarët e klubit shpresojnë që kjo të ndodhë sa më shpejtë.
“Ka probleme të mëdha me dokumentacion dhe nuk po mundet të udhëtojë nga Qiproja,” ka thënë kryetari i verdhezinjëve Art Gashi në prononcimin e tij për Borozani.com.
Amerikani Fisher që luan në pozitën e alo-qendrës do të mund të ishte një shtesë shumë e mirë për ekipin pejan para ndeshjes së sontme me Craiovën rumune, por ja që verdhezinjtë duhet të presin ende për atë.