FIBA EURO DIV. B U18 - MATOSINHOS 2023
Kosova U18 e parafundit në evropian, Shqipëria e fundit
Teksti: FBK
30 July, 2023 @19:00
Kosova mposht Shqipërinë dhe e përfundon Evropianin me fitore.
Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe të vetme në Kampionatin Evropianin, Divizioni B, që sonte përfundon në Portugali.
Dardanët U18 për vendin e 21-të kanë mundur Shqipërinë me rezultat 64:85 (14:17, 18:22, 13:26, 19:20).
Kosova U18 ishte për një nuancë më e mirë në periudhën e parë dhe të dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 32:39. Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku ishin më bindës, sidomos në periodën e tretë, duke triumfuar 64:85.
Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 23 pikë e tetë asistime dhe Arlind Konjuhi me 27 pikë. Me këtë, Kosova U18 ka përfunduar në pozitën e 21-të të parafundit në evropianin e divizionit B, ndërsa Shqipëria U18 në pozitën e fundit, të 22-tin.◼️