FRANCE 2017 - DITA 11
Fillon 1/8 e finales
21 January, 2017 @12:26
Pas ndeshjeve të luajtura dje, janë kuptuar të gjitha skuadrat që e kanë kaluar fazën grupore dhe nga dita e sotme, Kampionati Botëror i hendbollit vazhdon me fazën e 1/8 së finales.
Skuadrat e kualifikuara për në 1/8 e finales janë:
Skuadrat që kanë përfunduar në vendet 5 dhe 6 të grupeve përkatëse, sot në Brest të Francës do ta luajnë një lloj turneu miqësor të quajtur ‘President’s Cup’.
STATISTIKA
Pas ndeshjeve grupore, skuadra me sulmin më të mirë është Suedia me 162 gola të shënuara, e përcjellur nga Spanja (160) dhe Gjermnia (159).
Te mbrojtjet më të mira, vendin e parë momentalisht e mban Gjermania me 107 gola të pranuara. Pas saj vjen Suedia me 111 e më pas Franca me 112 sosh.
Golashënuesi më i mirë i Kampionatit deri më tani është maqedonasi Kiril Lazarov me 44 gola të shënuara, i ndjekur nga tuniziani Amine Bannour me 34, ndërsa vendin e tretë e ndajnë gjermani Uwe Gensheimer dhe angolezi Sergio Lopez me nga 33 gola.
Sa i përket portierëve, përqindjen më të lartë të pritjeve e ka portieri i Norvegjisë, Espen Christiansen, me 43% të goditjeve të pritura, ndërsa atë e ndjekin ‘fqinjët’ Andreas Palicka nga Suedia dhe danezi Niklas Landin me 42%.
1/8 E FINALES
Që nga dita e sotme, Kampionati Botëror i Francës vazhdon me fazën play-off.
Takimi i parë nis në ora 16:00 mes Norvegjisë dhe Maqedonisë, takim i cili nga kuotat favorit vendos Norvegjinë, mirëpo përfaqësuesja maqedonase, e cila ka një skuadër mjaft cilësore, synon befasinë. Ky takim sjell edhe duelin mes golashënuesit më të mirë të turneut, Lazarovit maqedonas, dhe portierit më efikas të turneut, Christiansenit norvegjez. Pritet një përballje mjaft interesante.
Favoriti kryesor për ta fituar turneun dhe nikoqiri i garës, Franca, ka punë të lehtë, të paktën në letër, me përfaqësuesen e Islandës, ndërsa dy takimet e tjera të ditës së sotme luhen mes Brazilit dhe Spanjës dhe Rusisë e Sllovenisë, takime në të cilat parashikohet kualifikim për Spanjën dhe Slloveninë.
Skema e fazës 1/8: