FEDERER vs BERDYCH
Federer i pamëshirshëm ndaj Berdychit
20 January, 2017 @13:09
Legjenda e tenisit, Roger Federer, ka shkëlqyer sot në fushë të lojës ndaj çekut, Tomas Berdych.
17 herë fituesi i Grand Slameve, Federer, ka luajtur lojën e tij të shpejtë, të bukur dhe të sigurt në duel ndaj 31 vjeçarit çek për të siguruar të tetën e finales së Australian Open 2017 me fitore 3-0 në sete.
Pas fitores ndaj bartësit të dhjetë të turneut, Federer (bartës i 17) do të ndeshet me bartësin e pestë të Australian Openit, japonezin 27 vjeç, Kei Nishikori.
Nishikori për të arritur në rrethin e katërt të turneut mposhti më parë, Lukas Lackon e Sllovaksië 3-0 me sete, 6-4, 6-4 dhe 6-4.