WAWRINKA vs TROICKI
Wawrinka s’lejon befasi nga Troicki
20 January, 2017 @8:45
Bartësi i katërt i Australian Open 2017 dhe fituesi i vitit 2014, Stanislas Wawrinka, pas setit të parë të humbur nga serbi Viktor Troicki është rikthyer fuqishëm për të fituar ndeshjen, 3-1.
Wawrinka ka treguar formë të lartë në setin e dytë dhe të tretë, kur shkoi shpejtë me dy herë nga 6-2 për të marrë epërsinë 2-1 në sete.
Sidoqoftë, Troicki luftoi maksimalisht duke e çuar setin e katërt në tie-break, por zvicerani nuk u dorëzua asnjëherë dhe e kreu punën me 3-1.
Dueli i radhës për Wawrinkën do të jetë një test gjithashtu i vështirë, kur e pret italiani Andreas Seppi. Ky i fundit sot kaloi në luftë të madhe Steve Darcisin belg.