MURRAY vs RUBLEV
Murray i furrishëm, por vjen lëndimi
18 January, 2017 @12:54
Andy Murray është treguar i pamëshirshëm në rrethin e dytë të Australian Open sot, duke e mposhtur rusin e ri, Andrey Rublev, 19 vjeç 3-0 në sete.
Sidoqoftë, fitorja e Murrayt (29 vjeç) e ka lënë atë në ‘gajle’ pasi që pësoi një lëndim në nyje dhe u desht intervinimi i fizioterapeutit të tij për tu kthyer në lojë.
Mbetet të shihet se sa është serioz lëndimi i bartësit numër një të turneut, ndërsa në rrethin e tretë e pret amerikani Sam Querrey.