NGA FEDERATA
Afati kalimtar në hendboll përfundon pasnesër
17 January, 2017 @15:36
Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të ditur se afati kalimtar për hendbolliste e hendbollistë të klubeve të Kosovës zgjat deri më 19 janar 2017 dhe kjo për shkak të obligimeve të disa lojtarëve me përfaqësuese.
Pas përfundimit të mini afatit kalimtar të janarit, nuk lejohet më kalimi prej klubit në klub, përveç atyre që vinë nga shtetet tjera dhe ata me afat deri më 28 shkurt 2017.