Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET PAS 5 VITESH NË PRIZREN

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit


10 August, 2023 @13:51

Skuadra e Bashkimit të Prizrenit, që ka arritur playoffin në stinorin e kaluar në Superligë dhe nuk ka kaluar më shumë se çerekfinalja e playoffit ka bërë përforcimin e parë për stinorin që vjen të Superligës së Kosovës në basketboll.

Portokallezinjtë, që kanë bërë të ditur se shpejt do të tregojnë emrat e kryesisë së re, kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin mitrovicas, Samir Zekiqi.

Ky i fundit, që në stinorin e kaluar luajti një pjesë të stinorit për Trepçën, ndërsa pjesën tjetër për Pejën - nuk është se ka fituar minutat e duhura në ekip, por përvoja e tij pritet t’i sjellë cilësi ekipit.

Samir Zekiqi

Aloja Zekiqi 28-vjeç në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 6.6 pikësh për ndeshje për Pejën, ndërsa 5.4 pikë për ndeshje për Trepçën. Mesatarisht ai ka luajtur 20 minuta te Peja në 2022/23 ndërsa 14.7 minuta te Trepça në 2022/23.

“Në kuadër të kompletimit të skuadrës së parë, ju njoftojmë se menaxhmeti i Klubit ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Samir Zekiqi, i cili është shpallur kampion i Republikës së Kosovës në dy sezone të ndryshme. Samiri, skuadrës sonë i sjell: profesionalizëm, përvojë dhe forcë të madhe ku do të garojmë në sezonën 2023/2024 në super ligën e basketbollit të Kosovës.” - ka bërë të ditur klubi prizrenas, duke shtuar se në ditët në vijim do të ketë edhe risi tjera në ekip.

Përndryshe, ai përgjatë karrierës së tij ka luajtur te Bashkimi gjatë stinorit 2017/18, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Yllit për sezonet 2019-2021.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga