Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

Foto: FIBA

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës


Teksti: FBK

10 August, 2023 @8:35

Pas hedhjes së shortit për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e Botës 2027, është publikuar edhe orari i ndeshjeve.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin. Sipas renditjes botërore, Dardanët ishin në vazon e dytë, ndërsa Zvicra e para. Irlanda ishte e treta dhe Azerbajxhani i katërti.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Dardanët sfidën e parë do ta kenë Irlandës në shtëpi, e më pas në udhëtim ndaj Azerbajxhanit. Në nëntor të vitit të ardhshëm, Kosova është mysafire e Zvicrës dhe Irlandës, ndërsa dy sfidat e fundit do të jenë në shtëpi kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

KALENDARI I NDESHJEVE:

Shkurt 2024

Kosova-Irlanda
Azerbajxhani-Kosova

Nëntor 2024

Zvicra-Kosova
Irlanda-Kosova

Shkurt 2025

Kosova-Azerbajxhani
Kosova-Zvicra.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga