SHQIPONJAT

Lis Shoshi - rikthehet te Peja
10 August, 2023 @17:01
Qendra e Kosovës, Lis Shoshi, përfundimisht do të vesh fanellën e Pejës në stinorin e ri të Superligës. Ekipi kampion i Kosovës ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me qendrën Shoshi, i cili luan edhe për kombëtaren e Kosovës.
Basketbollisti 211-centimetra i gjatë dhe 29-vjeçar së fundi ka luajtur për Kosovën në parakualifikime për Eurobasket 2025, ndërsa ka qenë në fushë të lojës për 70 minuta në katër ndeshje, dy ndaj Zvicrës e dy ndaj Danimarkës.
Shoshi ka qenë i lënduar në dy vitet e fundit, derisa luante jashtë vendit.