WAWRINKA vs KLIZAN
Wawrinka ‘dridhet’ por fiton
16 January, 2017 @13:35
Befasia më e madhe e ditës së parë në Australian Open 2017 ishte shumë afër të ndodh kur kampioni i vitit 2014, Stan Wawrinka, pësoi një ‘break’ në setin e fundit nga sllovaku Martin Klizan.
Sidqoftë, bartësi i katërt i turneut, zvicerani Wawrinka morri ‘break’-un e radhës për të sjellë gjërat në vend dhe marshoi drejt fitores 3-2 në sete.
Dueli zgjati mbi 3 orë dhe zviceranit iu deshën bërtimat inkurajuese nga publiku “Allez Stan” për t’i bërë ballë Klizanit tepër të mirë sot.
Wawrinka do të ndeshet me amerikanin Steve Johnson në rrethin e dytë të Australian Open 2017, ndërsa ky i fundit kishte mposhtur Frederico Delbonisin e Argjentinës, 6-3, 6-4 dhe 6-4 (3-0 në sete).