NISHIKORI vs KUZNETSOV
Nishikori shpëton pas 5 seteve
16 January, 2017 @6:18
Bartësi i pestë i turneut, Kei Nishikori, ka shpëtuar nga befasia potenciale pak më parë në Melbourne.
Rusi Andrey Kuznetsov (25 vj.) ka luajtur shumë mirë sot duke udhëhequr 1-0 dhe pastaj kur u mendua se japonezi po shkon drejt fitores, ky barazoi në 2-2, për tu vendosur gjithçka në setin e fundit të ndeshjes, 6-2 Nishikori dhe e përgjithshmja 3-2 në fund.
“Nuk ka qenë lehtë, posaçërisht mentalisht. Do të duhej ta kryeja ndeshjen pas katër seteve maksimalisht, por ai luante tenis vërtetë të mirë,” ka thënë Nishikori (27 vj.) pas fitores së sotme.