FRANCE 2017 - DITA 4
13 janar, përmbledhja ditore
14 January, 2017 @11:16
Ndeshjet e para të Grupeve C dhe D në kuadër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet me Francë sollën disa befasi.
Në takimin e parë të ditës së djeshme, Kili befasoi Bjellorusinë, duke zhvilluar një pjesë të dytë fenomenale dhe duke e mposhtur skuadrën bjelloruse me rezultat 28-32. Esteban Salinas ishte më meritori për fitoren e kilianëve, duke shënuar 7 gola nga gjithsej 8 gjuajtje në portë.
Befasinë tjetër të ditës e shkaktoi Egjipti. Kampioni i Afrikës e mposhti Katarin favorit në këtë takim me rezultat 20-22. Egjipti ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë, ndërsa sulmet e furishme të Katarit në pjesën e dytë ishin të pamjaftueshme për përmbysjen e rezultatit. Më i dalluari tek skuadra fituese e Egjiptit ishte El-Ahmar me 8 gola të shënuara.
Në takimet e tjera të ditës, fitore të parashikueshme shënuan Franca, Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Danimarka.
Rezultatet e ditës (13 janar):
Dita e sotme vjen me disa përballje interesante.
Ndeshja kryesore zhvillohet me fillim nga ora 14:45, me Brazilin që luan ndaj Polonisë. Të dyja këto përfaqësuese pësuan humbje në ndeshjet e para nga Franca, respektivisht Norvegjia dhe për të shpresuar në kualifikim, duhet të shënojnë fitore në takimin e sotëm.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Norvegjisë e Rusisë, përfaqësuese këto që me një fitore eventuale sot, shtojnë dukshëm gjasat për kualifikim.
Në takimet tjera, parashikohen fitore të lehta për Spanjën, Slloveninë, Maqedoninë, Danimarkën dhe Kroacinë.
Orari i ndeshjeve të sotme (14 janar):