ESTONIA - KOSOVA
Përmirësime po, fitore jo!
8 January, 2017 @19:49
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është mposhtur edhe në ndeshjen kthyese ndaj përfaqësueses së Estonisë.
Ndryshe nga ndeshja e katër ditëve më parë, kur u mposhtëm me 14 gola dallim, sonte treguam lojë shumë më të pjekur, mirëpo megjithatë humbja mbeti e pashmangshme.
Estonia udhëhoqi gjatë gjithë kohës në rezultat, por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan në asnjë çast, duke mos lënë kundërshtarin të shkëputet.
Madje kur kishin mbetur edhe më pak se 3 minuta lojë, Kosova e minimizoi në maksimum disavantazhin, për rezultatin 24-23, derisa kishte edhe rastin ta barazojë atë, por në momentet më vendimtare, përqëndrimi mungoi.
Golashënuesi më i mirë për Kosovën ishte Deniz Terziqi me 5 gola, ndërsa atë e ndjekën Valon Dedaj, Lindrit Fetahu dhe Kastriot Jupa me nga një gol më pak.
TABELA AKTUALE E GRUPIT
1. Estonia | 2 fitore - 0 barazime - 0 humbje | 4 pikë | |
2. Turqia | 1 fitore - 1 barazim - 0 humbje | 3 pikë | |
3. Kosova | 0 fitore - 1 barazim - 3 humbje | 1 pikë |
Golashënuesit e Kosovës
1 | Deniz Terziqi | 5 gola | ||
2 | Valon Dedaj | 4 gola | ||
3 | Kastriot Jupa | 4 gola | ||
4 | Lindrit Fetahu | 4 gola | ||
5 | Drilon Axhimusa | 2 gola | ||
6 | Roland Ndreca | 1 gol | ||
7 | Drilon Tahirukaj | 1 gol | ||
8 | Fatlum Ahmeti | 1 gol | ||
9 | Florim Hoxha | 1 gol |