KËRCIME ME SKI
Kësaj radhe Tande
1 January, 2017 @16:22
Norvegjezi Daniel Andre Tande ka mbrojtur epërsinë e serisë së parë në Garmisch duke shënuar fitore me totalin prej 282.4 pikëve. Ai në serinë e dytë kërceu 142 metra, pesë më shumë se në serinë e parë për të lënë mbrapa polakun Stoch, i cili mbeti vetëm 1 metër larg rekordit të ri në serinë e dytë. Kamil Stoch pas 135 metrave në serinë e parë, arriti të kërcej 143 metra në serinë e dytë, të cilat nuk mjaftuan për pozitën e parë.
Fituesi nga Oberstdorf, Stefan Kraft, u rendit vetëm i treti, duke humbur edhe epërsinë në turneun e vitit të ri. Tani Kraft ka 590.4 pikë në total pas dy garave, 0.8 pikë më pak se Stoch. Tande është ngjitur në pozitën e tretë me 584.6 pikë.
Kualifikimet në garën e tretë, atë në Innsbruck, zhvillohen të martën më 3 janar në ora 14, me garën një ditë më vonë në të njëjtën kohë. Rekordi i kërcimores është rezultati i Michael Hayboeck prej 138 metrave.