KOSOVA - ESTONIA
Humbje dëshpëruese për Kosovën
4 January, 2017 @20:45
Numri i madh i shikuesve që kishin ardhur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë për ta përkrahur përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, u ndanë të dëshpëruar nga paraqitja e ekipit kosovar.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat të thellë nga përfaqësuesja e Estonisë, e cila u tregua bindshëm më e mirë se sa djelmoshat tanë.
Ndeshja përfundoi me dallim prej 14 golave, ndërsa në fund rezultati ishte 17-31 në të mirë të Estonisë.
Dallimi i madh në rezultat u arrit sidomos në pjesën e dytë, ku Kosova e humbi përqëndrimin e saj, ndërsa në sy ra edhe përgatitja më e mirë fizike e estonezëve dhe loja shumë më kompakte e tyre.
Golashënuesi më i mirë i Kosovës në këtë ndeshje ishte Valon Dedaj me 5 gola të shënuara, derisa te kundërshtari u dallua Jurgen Rooba me 8 gola dhe Kristo Voika me 5 gola të shënuara.
Me këtë humbje Kosova ka rënë në vendin e tretë në grup, tani me bilanc prej 1 barazimi dhe 2 humbjeve, ndërsa Estonia arriti ta shijojë fitoren që në ndeshjen e saj të parë në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
TABELA AKTUALE E GRUPIT B
1. Turqia | 1 fitore - 1 barazim - 0 humbje | 3 pikë | |
2. Estonia | 1 fitore - 0 barazim - 0 humbje | 2 pikë | |
3. Kosova | 0 fitore - 1 barazim - 2 humbje | 1 pikë |
Golashënuesit e Kosovës
1 | Valon Dedaj | 5 gola | ||
2 | Lindrit Fetahu | 3 gola | ||
3 | Kastriot Jupa | 2 gola | ||
4 | Florim Hoxha | 2 gola | ||
5 | Fatlum Ahmeti | 2 gola | ||
6 | Deniz Terziqi | 2 gola | ||
7 | Drilon Tahirukaj | 1 gol | ||
8 | Arbër Curri | - | ||
9 | Korab Syla | - | ||
10 | Beni Syla | - | ||
11 | Vlerson Zherka | - | ||
12 | Flamur Gërbeshi | - | ||
13 | Etrit Xhafolli | - | ||
14 | Luigj Quni | - | ||
15 | Roland Nreca | - | ||
16 | Haris Berisha | - |