Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOKS

Haxhi Krasniqi siguron meç ndaj Abrahamit

Haxhi Krasniqi (majtas) në një duel të mëhershëm të tij.

Haxhi Krasniqi siguron meç ndaj Abrahamit


14 January, 2017 @16:00

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi, ka siguruar duel ndaj shumë të njohurit Arthur Abraham, ka bërë të ditur sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit, ndeshja do të zhvillohet para 22 prillit të këtij viti, ndërsa Krasniqi do të dalë në këtë ndeshje si eliminatore për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Vendi dhe data e ndeshjes pritet të përcaktohen nga transmetuesi që fiton të drejtën për të shfaqur meçin e shumëpritur për Krasniqin.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera