Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN 2017

Dita 1 në Australian Open: Programi i ndeshjeve

Foto: ausopen.com

Dita 1 në Australian Open: Programi i ndeshjeve


14 January, 2017 @14:44

Sonte vonë (mëngjesi i nesërm) zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të Australian Open 2017, ku bartësi Andy Murray luan ndaj Ilya Marchenkos nga Ukraina.

Roger Federer i kthehet Grand Slameve në duel me Jurgen Melzerin, ndërsa zvicerani tjetër, Stanislas Wawrinka, nis kampanjën ndaj Martin Klizanit sllovak.

Te femrat, Angelique Kerber nis misionin e mbrojtjes së titullit ndaj Lesia Tsurenkos.

Murray
FOTO: Andy Murray për herë të parë në karrierë futet si bartës në një Grand Slam turne.

DUELI I DITËS:

Roger Federer vs Jurgen Melzer. Dueli i dy 35 vjeçarëve pritet të jetë më interesanti i ditës, pasi që austriaku Melzer i kthehet Grand Slameve për herë të parë pas vitit 2015. Një kohë, ai ka qenë numri tetë në botë dhe edhepse pritet që Federer të kalojë tutje, kjo mund të jetë tejet e vështirë për legjendën zvicerane.

Murray luan në ora 4 të mëngjesit të nesërm me kohën tonë, Federer nesër në mëngjes në ora 10e30, ndërsa Wawrinka prej orës 9 të mëngjesit të nesërm.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis