TROICKI vs DZUMHUR
Damir Dzumhur për pak befasoi Troickin
16 January, 2017 @6:11
Tenisti boshnjak, Damir Dzumhur, ka zhvilluar ndeshjen e karrierës që në xhiron e parë të Australian Open 2017 sot, duke e çuar në 5 sete duelin ndaj serbit Viktor Troicki.
Dzumhur edhe pse ishte në disavatazh 2-0 me sete, ka arritur të barazojë gjithçka pas një serie prej 6-2, 6-2, për të bërë rezultatin e përgjithshëm 2-2.
Sidoqoftë, në fund falë përvojës, Troicki, bartës i 29-të i turneut, ka shënuar fitore duke e marrë setin e fundit 6-3 për rezultatin e përgjithshëm, 3-2.