FRANCE 2017 - DITA 6
Vjen barazimi i parë i kampionatit
16 January, 2017 @10:43
Dita e pestë e Kampionatit Botëror ka sjellur barazimin e parë, rezultat i cili nuk kishte ndodhur deri më tani në këtë kampionat.
Me barazim u mbyll ndeshja mes Islandës dhe Tunizisë, përkundër faktit që favorite për ta fituar takimin ishte skuadra skandinave. Barazimin Tunizisë ia siguroi anësori Mannour, i cili shënoi plot 12 gola dhe ishte lojtari më i mirë i takimit.
Ashtu siç u parashikua dje, në takimet e tjera nuk pati ndonjë befasi. Suedia fitoi pa probleme ndaj Gjermanisë, Gjermania ndaj Kilit, Katari ndaj Bahrejnit, Franca ndaj Norvegjisë, Brazili ndaj Japonisë dhe Bjellorusia ndaj Arabisë Saudite.
Rezultatet e ndeshjeve (16 janar):
Edhe dita e sotme pritet të kalojë pa befasi, me favoritët që pritet t’i fitojnë pa probleme ndeshjet e tyre. Përjashtim bën ndeshja mes Sllovenisë e Maqedonisë, ku edhe pse Sllovenia është favorite, Maqedonia mund të shkaktojë befasi, marrë parasysh faktin që sivjet Maqedonia ka një përfaqësuese shumë të mirë.