NADAL vs MAYER
Nadal kthehet fuqishëm në Melbourne
17 January, 2017 @9:33
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, i është kthyer fuqishëm Australian Openit duke e kaluar rrethin e parë të garave bindshëm ndaj gjermanit Florian Mayer.
Pas dy eliminimeve në rrethin e parë në Melbourne në dy vitet e fundit, Nadal ka shkëlqyer kësaj radhe me 6-3, 6-4 dhe 6-4, për 3-0 të përgjithshme në Rod Laver Arena.
Kampioni i vitit 2009 i renditur si bartësi i nëntë i turneut këtë vit, ka mposhtur gjermanin në pak më shumë se dy orë lojë në një të nxehtë shkrirës në Melbourne Park.
14 herë kampioni i Grand Slameve, që shikohej nga afër prej trajnerit të ri të tij, Carlos Moya, kalon në rrethin e dytë të garave ku pritet të ndeshet me ish-finalistin e Australian Openit, qipriotin Marcos Baghdatis.