PREJ SHKUPIT TE BALLKANI
Ballkani përforcohet me sulmues nga Algjeria
10 August, 2023 @14:13
Kampioni i dyfishtë i Kosovës, Ballkani, ka bërë të ditur pak më parë sot, se ka arritur marrëveshje me sulmuesin algjerian, Walid Hamidi. Ky i fundit luan si sulmues i djathtë zakonisht, ndërsa vlera e tij llogaritet të jetë rreth 250 mijë euro sipas Transfermarkt.
Së fundi, 26-vjeçari ka qenë pjesë e Shkupit, ndërsa është 181-centimetra i gjatë. Ai ka qenë pjesë e Shkupit që prej verës së vitit 2021. Në stinorin e kaluar ka shënuar 5 gola për Shkupin në elitën e futbollit maqedonas, ndërsa ka pasur 27 paraqitje gjatë sezonit 2022/23.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi.
Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta.” - ka shkruar FC Ballkani në njoftimin e posalëshuar.