SHORT!
Rikthehet avazi i përzgjedhjes së referëve me short!
Teksti: FFK
10 August, 2023 @9:04
Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar.
Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.
Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro.
Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoi ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera.
Me këtë rast, Ademi u dëshiroi suksese gjyqtarëve në punën e tyre dhe u kërkoi që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës.
Një gjë e tillë ka qenë praktikë edhe shumë vite më herët, ku referët janë përzgjedhur në emisionin e të ndjerit Agim Binaku “2 me 1” përmes shortit. Por një gjë e tillë më pas u largua. Këtë stinor, po rikthehet.