Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA S'IA NIS E PLOTË

Krizë në Gjilan, shtyhet ndeshja e parë e stinorit 23/24

Pamje nga stërvitja e Gjilanit para ndeshjeve në kualifikime për Ligën e Konferencës/ Foto: SCGjilani

Krizë në Gjilan, shtyhet ndeshja e parë e stinorit 23/24


10 August, 2023 @8:43

Për shkak të krizës financiare që ka kapluar klubin e SC Gjilani pas largimit të kryetarit Florim Zuka nga aty, FFK ka vendosur që të shtyejë ndeshjen e xhiros së parë të Superligës, Fushë Kosova - Gjilani.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë FFK-ja, ndërsa Vendimin e ka marrë Komisioni i Garave, duke thënë se “ndeshja do të zhvillohet në terminin e parë të mundshëm”.

“Komisioni i Garave pas shqyrtimit dhe analizës së kërkesës së SC Gjilani, për shkak të gjendjes në këtë klub dhe problemet me të cilat po ballafaqohet me fillimin e garave, vendosi që ndeshja e javës së parë: KF Fushë Kosova – SC Gjilani të shtyhet. Ajo do të zhvillohet në terminin e parë të mundshëm.” - ka shkruar njoftimi.

Largimi definitiv i kryetarit bëri që lojtarët kryesorë të Gjilanit të largohen shpejt nga ekipi dhe angazhohen gjetiu nëpër Kosovë.

Fushë Kosova priste me padurim duelin e parë në Superligës pas arritjes aty, mirëpo siç po shihet kriza e shkaktuar te ekipi i kuq nga qyteti i Gjilanit do t’i bëj “Pampurët” të presin për ndeshjen e parë në elitë të futbollit të Kosovës pas 10 vitesh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga