Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TV - DIREKT -

Transmetuesi i njëjtë si në stinorin e kaluar, jep ndeshjet direkt

Foto: FFK

Transmetuesi i njëjtë si në stinorin e kaluar, jep ndeshjet direkt


10 August, 2023 @13:14

Pas thirrjes së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të drejtat televizive për stinorin 2023/24, dje është bërë e ditur se fitues i thirrjes është kompania ArtMotion, që ka bërë transmetimin e këtyre ndeshjeve edhe në stinorin e kaluar.

Kështu, FFK dhe ArtMotion vazhdojnë bashkëpunimin edhe për stinorin e radhës, ndërsa pos ndeshjeve të Superligës transmetuesi do të jep edhe ndeshjet e Ligës së Parë - të dyja grupet, si dhe duelet e Kupës së Kosovës.

Për më tepër FFK ka bërë të ditur se do të përdoren më shumë kamera, që do të përmirësojë edhe cilësinë e VAR-it.

“Kryetari Ademi ka theksuar se kualiteti i transmetimit do të përmirësohet duke përdorur një numër më të madh kamerash për të mbështetur sistemin VAR (Video Assistant Referee), duke sjellë kështu një përvojë më të pasur televizive për shikuesit.” - ka shkruar FFK në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga