Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STADIUMI

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

Prishtina s’lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”


8 August, 2023 @11:42

Përmes një letre të pranuar nga kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, FC Prishtina ka mësuar se nuk do të mund të luajë në fillimin e stinorit të ri në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtinës i është urdhëruar që të mos zhvillojë ndeshjet aty, për shkak të gjendjes së rënduar të fushës, ndërsa si arsyetim është dhënë se ekspertët e UEFA-së kanë kërkuar që të riparohet shpejt tapeti i fushës ashtu që të mund të luhet ndeshja Kosovë-Zvicër, kualifikuese për EURO 2024. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 shtator.

“Ju njoftojmë që FC Prishtina nuk do të mund t’i zhvillojë ndeshjet kampionale në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pasi fusha është rënduar. Dhe nga ekspertët e UEFA-s është kërkuar që të bëhet riparimi i tapetit për ndeshjen e rëndësisë së lartë të Kombëtares së Kosovës me Kombëtaren e Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator. Gjatë kësaj kohe ekipet e ekspertëve të fushës do të punojnë në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ që ta aftësojnë për ndeshjen e Kombëtares,” ka shkruar në letrën e kryetarit të KG-së, dërguar FC Prishtinës.

Fusha në “Fadil Vokrri” është në gjendje të mjerueshme. Aty bile ka pasur probleme edhe komëbtarja e Kosovës për duelet e qershorit. Këtë e theksoi edhe kapiteni Amir Rrahmani pas ndeshjes. Në “Fadil Vokrri” luajnë të gjitha ekipet e Kosovës që kualifikohen për gara evropiane. Por, përdorimi i “Fadil Vokrrit” nuk përfundon këtu. Së fundi aty janë zhvilluar edhe meçe boksi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga