Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTËPIA E PËRKOHSHME E PRISHTINËS!

Prishtina si vendase, do të luajë në Hajvali!

Prishtina si vendase, do të luajë në Hajvali!


10 August, 2023 @8:52

Rekord-kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, pasi që nuk u lejua nga FFK të luajë në “Fadil Vokrri”, ka mësuar se ku do të luajë përballjet si vendas, së paku derisa Kosova të luajë me Zvicrën.

Përmes një njoftimi të lëshuar dje, FFK ka bërë të ditur se Komisioni i Garave ka vendosur që përballja e parë e Prishtinës në stinorin 23/24 të luhet në kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bar natyral.

Prishtina përballjen e parë të stinorit do ta luajë ndaj Feronikelit’74, ekip ky që erdhi në Superligë nga Liga e Parë.

“Ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral.” ka shkruar njoftimi i FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga