KERBER vs PLISKOVA
Mbrojtësja e titullit vazhdon në rrethin e radhës
20 January, 2017 @5:41
Mbrojtësja e titullit në Australian Open, gjermanja Angelique Kerber (29 vjeçe), ka mbijetuar setin e dytë të ndeshjes për të siguruar një vend që dërgon në rrethin e katërt të turneut.
Kerber ka mposhtur Kristyna Pliskovan (24 vjeçe) 2-0 në sete dhe derisa seti i i parë zgjati vetëm 25 minuta për 6-0, në të dytën Kerber u djersit mirë e mirë për të siguruar një vend në rrethin e radhës, ku e pret amerikanja Coco Vandeweghe, që eliminoi kanadezen Eugenie Bouchard 2-1 në sete.