DJOKOVIC vs ISTOMIN
Eliminohet Djokovic
19 January, 2017 @9:33
Vjen befasia më e madhe e Australian Open 2017 që në rrethin e dytë. Uzbeku Denis Istomin ka eliminuar kampionin aktual të turneun, Novak Djokovic, në një ndeshje të ‘çmendur’ prej 5 seteve.
Istomin, i 117-ti në renditjen botërore të tenisit, që u fut në Australian Open përmes ‘wildcard’ fitoi setin e parë dhe dy të fundit për të bërë befasinë më të madhe të turneut deri tash.
Djokovic dukej se u kthye në lojë kur morri setin e dytë dhe të tretë për të dalë në epërsi 2-1, por uzbeku luftoi deri në fund për të eliminuar 6 herë kampionin e Australian Openit.
Pas ndeshjes Istomin tha: Së pari më vjen keq për Novakun - por luajta shumë mirë sot, mendoj që e kam befasuar edhe veten me këtë që kam bërë në terren.