HENDBOLL
Prishtina prezenton transferet e reja
20 January, 2017 @17:52
Skuadra e hendbollit, Prishtina, është njëra prej skuadrave më të përforcuara të afatit kalimtar dimëror, i cili kaloi me numër të vogël të kërkesave për transferime në FHK.
Prishtinasit sot kanë prezentuar dy përforcimet e reja, Hamdi Salihu dhe Beni Syla, të cilët u transferuan nga Kastrioti i Ferizajit.
Përveç dyshes Salihu-Syla, trajneri i Prishtinës, Arben Parduzi, ka konfirmuar për gazetën “Bota Sot” se skuadrës së tij i janë shtuar edhe dy hendbollistë të tjerë, Muhamet Dubovci nga Drenica dhe Flakrim Beqiraj, i huazuar nga Besa.