SUHAREKË

Fotis Takianos merr drejtimin e Yllit
28 June, 2025 @19:27
Sezonin që vjen, KB Ylli do të drejtohet nga trajneri grek Fotis Takianos.
Ky lajm u bë i ditur sot nga klubi suharekas përmes një postimi në Facebook.
Takianos, një emër mjaft i njohur i basketbollit ballkanas me përvojë kryesisht në basketbollin grek, gjatë të kaluarës së tij ka drejtuar edhe skuadra kosovare.
Trajneri në fjalë ka qenë drejtues i shtabit teknik të Rahovecit. gjatë vitit 2021, ndërkohë në vitin 2017 ishte kryetrajner i KB Bashkimit. E së fundi, Takianos ishte drejtues i skuadrës Maroussi nga Athina.
Nëse flasim për sukseset individuale si trajner, Takianos në vitin 2022 ishte shpallur trajneri më i mirë i basketbollit në Greqi, gjatë kohës sa ishte trajner i Larisës, me të cilën arriti në gjysmëfinale të Play Off-it, ku u eliminua nga favoritët e Panathinaikosit.