Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET BRAZILIANI

Queven Inacio ndahet me Ballkanin

Queven Inacio ndahet me Ballkanin


30 June, 2025 @20:43

Braziliani Queven Inacio ka falenderuar Ballkanin për kohën e kaluar te ekipi suharekas, ndërsa pas 1.5 stinori të kaluar aty është ndarë me skuadrën.

Edhe Ballkani ka bërë të ditur të njëjtën.

“Falënderojmë  lojtarin Queven Inacio, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë FC Ballkani.
Queven ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës.
FC Ballkani i dëshiron Inacios suksese të mëdha në vazhdim të karrierës së tij!”
— shkroi ekipi suharekas në njoftim.

Nënkampioni i Kosovës si duket nuk ka vazhduar më tej me brazilianin që stinorin e fundit në Superligë e kreu me 8 gola dhe 5 asistime, derisa skuadra e drejtuar nga Orges Shehi po vazhdon me ndeshje miqësore përgatitore për të qenë sa më të gatshëm për edicionin e ardhshëm të garave, 2025/26 por para asaj edhe për duelet që i presin në gara evropiane.

Siç dihet, Ballkani nis garat evropiane nga raundi i dytë kualifikues për Ligë të Konferencës, ku do të pres fituesin e çiftit: Floriana (MAL) - Haverfordwest (WAL).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga