QENDËRSULMUES I RI TE LLAPI

Fotot: KFLlapi/fb
Llapi zyrtarizon sulmuesin e deritashëm të Prishtinës
14 June, 2025 @11:50
Ekipi nga Podujeva, Llapi, që kreu stinorin duke mbijetuar në Superligë vetëm në saje të ndeshjes së barazhit, ka zyrtarizuar sot sulmuesin Axel Gnapi.
Francezi Gnapi 23-vjeçar erdhi në stinorin e kaluar në Superligë me kontigjentin e lojtarëve të sjellë nga ish-trajneri i Prishtinës, Jean-Michel Cavalli.
Llapi përndryshe me zyrtarzimin e Gnapit i jep forcë shtesë sulmit të ekipit, ndërsa kontratën e nënshkruan për dy sezone. Gnapi regjistroi 17 paraqitje në stinorin e kaluar me Prishtinën në Superligë si dhe fitoi Kupën e Kosovës në futboll, duke fituar pikërisht ndeshjen ndaj Llapit.