Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT RIVALËVE TË RADHËS

Të martën, Drita kupton rivalin në kualifikime për Champions!

Fotot: FCDrita/ fb

Të martën, Drita kupton rivalin në kualifikime për Champions!


11 June, 2025 @17:16

Kampionja e Kosovës, Drita, të martën që vjen do të kuptojë rivalin e parë në rrugëtimin e tyre kualifikues drejt Ligës së Kampionëve 2025/26. Ekipi gjilanas me trajner Zekirija Ramadanin, ditë më parë ka postuar që “janë gati” për raundin e parë kualifikues, ndërsa skuadra veçse ka filluar përgatitjet.

UEFA ka bërë të ditur se më 17 qershor në zyret e UEFA-së do të hidhet shorti për raundin e parë kualifikues, ndërsa Drita do të jetë te ekipet bartëse në short për shkak të koeficientit të klubit në gara evropiane.

Sipas parallogarive, Drita nga kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë kualifikues do të mund të ketë: Inter d’Escalades (Andorra), Shkëndija (Maqedonia Veriore), Levadia (Estonia), Dinamo (Bjellorusi), Hamrun (Malta), Kairat (Kazakistan), Milsami (Moldavia), Noah (Armenia), Differdange (Luksemburg), Iberia (Gjeorgjia), Vikingur (Ishujt Faroe), Shelbourne (Irlanda), Egnatia (Shqipëria) ose Virtus (San Marino).

Kualifikimi real në Ligë të Kampionëve është ende punë tepër vështirë e arritshme për ekipet nga Kosova, por kalimi i një apo dy raundeve do të thoshte shumë për kuotën e Kosovës në UEFA, të vetë Dritës, por edhe mundësisë së saj të shkojë në fazën grupore të Ligës së Konferencës, që është gara e tretë ekipore evropiane për kah rëndësia e UEFA-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga