Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE DRILONI ZYRTARIZOHET

Drilon Islami prezantohet te CFR Cluj

Drilon Islami prezantohet te CFR Cluj


13 June, 2025 @10:29

Mesfushori i dalluar Drilon Islami edhe zyrtarisht është pjesë e ekipit rumun, CFR Cluj. Ai aty kaloi si lojtar i lirë prej FC Prishtinës, ndërsa para kësaj kishte qenë pjesë e FC Ferizajit.

Islami 24-vjeçar qe disa vjet është parë si organizator i mirë i lojës dhe rumunët nuk kanë humbur mundësinë për ta pasur atë në ekip. Vlera e Drilonit në Transfermarkt shkon deri në 600 mijë euro aktualisht.

Cluj në njoftimin për ardhjen e Drilonit ka shkruar shkurt: I gatshëm për të dhënë...

Tash, mesfusha e Clujit përbëhet nga tre futbollistë të Kosovës, pasi që aty më herët ka qenë Meriton Korenica dhe së fundi Lindon Emërllahu. Përndryshe Islami me Prishtinën në stinorin 2024/25 fitoi Kupën e Kosovës, ndërkaq në 81% të ndeshjeve të ekipit ka qenë startues, me mesatare rreth 80 minuta për lojë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga