Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPE FUTBOLLISTIKE

Galatasaray në kërkim të talentëve në Kosovë!

Galatasaray në kërkim të talentëve në Kosovë!


12 June, 2025 @23:13

Rekord-kampioni i Turqisë, Galatasaray, ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit ardhjen në Kosovë për mbajtjen e një kampi futbollistik për talentët e rinj në korrik.

Aty, Galatasaray ka bërë të ditur se pas Yalovës në Turqi, ata do të jenë në Kosovë, prej datës 1 deri më 5 korrik në “Kampin Nacional” të Kosovës në Hajvali. Ky kamp do të monitorohet nga stafi i Galatasarayit, ndërsa ata do të bashkëpunojnë me trajnerë vendor të angazhuar nga ShF “Besëlidhja”.

Përndryshe, kjo është hera e parë që gjigandi i Stambollit mbanë një kamp të tillë në Kosovë dhe kërkon talentë në tokën “Dardane”. Pos Kosovës, ata do të vazhdojnë më pas edhe në disa qytete të Holandës dhe në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Ndër trajnerët vendorë që do të jenë mbikqyrës bashkë me koordinatorët nga klubi turk janë: Astrit Rrahmani, Driton Luli, Faton Cecelia, Hëzër Doda, Artan Demolli, Arblind Hoti dhe Florian Pacolli.

Hakan Bulut koordinator i shkollave sportive do të udhëheq kampin zyrtar të Galatasarayit në Kosovë. Detajet shtesë i gjeni këtu.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga