Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHET FORCA SULMUESE

Llapi zyrtarizon Hasan Hysenin

Foto: KFLlapi/fb

Llapi zyrtarizon Hasan Hysenin


12 June, 2025 @13:38

Sulmuesi i krahut, me përvojë në Superligë, Hasan Hyseni është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Llapit. Ekipi nga Podujeva ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e futbollistit 28-vjeçar, që në stinorin e fundit ishte pjesë e Feronikelit’74.

Duke u bazuar në njoftimin e Llapit, është bërë e ditur se Hyseni ka nënshkruar kontratë një-sezonale me ekipin e kaltër, ndërsa përgjatë karrierës së tij ai ka luajtur në disa klube të Kosovës si: Prishtina, Trepça’89, Malisheva, etj.

Në stinorin e kaluar, Hyseni shënoi 5 gola për Feronikelin’74 në Superligë, dy prej të cilave nga penalltia. Te Prishtina në stinorin 2022/23 shënoi 7 gola.

Përndryshe, Llapi stinorin 2024/25 e kaloi vështirë në Superligë derisa iu desht të luajë ndeshje playouti për të siguruar mbijetesën dhe atë, vetëm pas penalltive, kur eliminoi kërkuesin e Superligës, Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga