EDHE NJË PËRFORCIM

Ferizaji zyrtarizon futbollistin e Singapurit
13 June, 2025 @14:53
Mesfushori qendror i Singapurit, Harhys Stewart, është lojtar i ri i Ferizajit. Ekipi bardhekaltër ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e futbollistit 24-vjeçar, 185-centimetra të gjatë, ndërkaq i njëjti së fundi ka qenë pjesë e ekipit tajlandez, Chiangrai United.
“Stewart sjell qetësi, vizion dhe forcë në mesfushë — cilësi që do t’i japin më shumë balancë dhe konkurrencë ekipit tonë,” ka shkruar ndër të tjera FC Ferizaji në njoftim.