Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI!

Pas aventurës te SC Gjilani, Llapi rikthen Shabanin

Fotot: KFLlapi/ fb

Pas aventurës te SC Gjilani, Llapi rikthen Shabanin


13 June, 2025 @11:34

Në pasditen e djeshme, Llapi ka prezantuar kthimin e mesfushorit qendror dhe defanziv të ekipit, Kushtrim Shabani.

Futbollisti 28-vjeçar që kishte kaluar nga Llapi te Gjilani në verë të vitit 2023 është rikthyer në “Zahir Pajaziti”, ndërsa Llapi ka bërë të ditur se me rikthimin e Shabanit po konfirmohet krijimi i një ekipi me karakter në edicionin që vjen.

“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Kushtrim Shabanit në shtëpi.
Shabani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë, deri në qershor të vitit 2027.
Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, 28-vjeçari rikthehet në shtëpi, aty ku u formua si futbollist dhe ku si lider i ka prirë skuadrës drejt sukseseve.
I njohur për angazhimin maksimal dhe lidershipin në fushë, Kushtrimi rikthehet më i motivuar dhe më i gatshëm se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër.
Me rikthimin e Shabanit në shtëpi, KF Llapi konfirmon ndërtimin e një skuadre me futbollistë me karakter, përvojë dhe cilësi që sezoni i ri të jetë i suksesshëm dhe objektiva të realizuara.”

Kushtrimi është ardhja e dytë te Llapi, pas sigurimit të shërbimeve të sulmuesit të krahut, Hasan Hyseni.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga